Aktualitet

Dita e 25 e grevës së urisë, rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit: Jemi për dialog me Edi Ramën, t

8 Nëntor 2020, 09:08 Nga DOSJA
Dita e 25 e grevës së urisë, rëndohet gjendja

BALLSH- Gratë e naftëtarëve kanë hyrë sot në ditën e 25-të të grevës së urisë në Ballsh. Të pyetura nga gazetarët ato janë shprehur se e vetmja gjë që kërkojnë momëntalisht janë pagat e merituara dhe të fituara me gjyq. Ato kanë thënë se janë të gatshme që të negociojnë me Kryeministrin të problemet e tjera, por jo për pagën e tyre pasi kanë punuar për këtë dhe nuk po kërkojnë diçka që nuk e meritojnë. Më poshtë gjithashtu kanë thënë se grevistet kanë thënë se janë të gatshme që të bjenë në kompromis me Kryeministrin të rrogat e prapambetura që kanë.

Ne pagat kemi kërkuar që në fillim për të tjerat kemi thënë negociojmë jo se jemi tërhequr nga diçka, djersën që kemi fituar prej kohësh se di si i thotë mendjes kryeministri që ti lërë të gjithë këta punëtorë të vdesin këtu për mjekim dhe për shumë gjëra jetike.

Kërkesa jonë ka rënë në vesh të shurdhër por ne menduam se kishim vendosur një krye të qeverisë një kryeministër që dëgjon hallet e popullit po ai na varrosi më keq. Ne presim që ai të reagojë. Ne kërkojmë diçka që kemi punuar, spo kërkojmë lëmoshë. Duhet ta mendojë kryeministri ne për këtë kemi ardhur që diçka të mendohet për neve.

Nëse do biem në kompromis patjetër që e lëmë grevën. Kemi ardhur për një kompromis të paktën për rrogat e prapambetura. Ai  i di shumë mirë që ne kemi punuar dhe kemi  fituar një gjyq. Do i luteshim zotit kryeministër mos të zhgënjejë. Jam e zhgënjyer. Mos të na nxjerr të zhgënjyera nga kjo derë. S’kemi më mundësi të durojmë këto vuajtje, s’kemi zgjidhje tjetër. Jemi të detyruara. Nuk jemi mirë nga shëndeti, s’po e përballojmë më. Mos na zhgënjeni.”, tha grevistja.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë që prej 29 ditësh ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Disa ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Naftëtarët, prej 25 ditësh tashmë janë zevendësuar nga gratë që punonin në uzinë, të cilat për momentin konsumojnë vetëm ujë me sheqer.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grate naftetare greva e ballshit grate naftetare greva e ballshit

Sondazh

Poll