Bota

Brexit, Juncker: Britania mund të dalë pas asnjë marrëveshje, se dimë si do të përfundojë

20 Prill 2019, 17:40 Nga DOSJA
Brexit, Juncker: Britania mund të dalë pas asnjë

Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker është shprehur se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian mund të bëhet pa asnjë marrëveshje. Në një intervistë për gazetën gjermane FUNKE, Juncker u shpreh se çështja e Brexit ka krijuar shumë konfuzion.

Askush nuk e di se si do të përfundojë Brexit-i. Kjo po krijon shumë paqartësi. Ende ekziston një frikë se dalja e Britanisë do të jetë pa asnjë marrëveshje”, tha Juncker.

Komentet e presidentit vijnë një javë pasi kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk nënëshkruan marrëveshjen për afatin e shtyrjes së afatit për 6 muaj të daljes së Britanisë nga BE-ja.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian u pajtuan për shtyrjen e datës së Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga BE-ja, deri më 31 tetor.

Britania vendosi për largimin nga BE-ja në një referendum që u mbajt në vitin 2016.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bashkimi europian brexit britani dalja e britanise nga be bashkimi europian brexit britani dalja e britanise nga be

Sondazh

Poll