Aktualitet

Parandalohet ngjarja e rëndë! Tentoi të vriste me kallashnikov kushëririn, arrestohet 35- vjeçari në Berat, policia rretho

8 Nëntor 2020, 08:35 Nga DOSJA
Parandalohet ngjarja e rëndë! Tentoi të vriste me kallashnikov

BERAT–Parandalohet një vrasje në familje në Berat. Policia njofton se një 35-vjeçar me inicialet K.S, ka tentuar të vrasë kushëririn e tij, 51-vjeçarin Sh.S. Efektivët e qytetit i kanë sekuestruar armën tip kallashnikov me 16 fishekë, ndërsa mësohet se sherri ka nisur për motive banale. I riu është arrestuar dhe dosja i ka kaluar Prokurorisë së rrethit.

Njoftimi i policisë:

Berat. Tentoi të vriste me armë zjarri kushëririn e tij, pas një konflikti të çastit në banesë, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen. Policia arrestoi në flagrancë autorin e ngjarjes. Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër. Policia e Beratit, sapo ka marrë njoftim se në fshatin Karkanjoz, Berat, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë. Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi K. S., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh. S., 51 vjeç, banues në Karkanjoz, Berat. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën e autorit dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar atë në flagrancë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arretsohet 35 vjecari ne berat arretsohet 35 vjecari ne berat

Sondazh

Poll