Politike

DOKUMENTI/ Qytetarët jetojnë ende nëpër çadra… Bashkia e Durrësit ka të tjera prioritete, blen pemët e lule dekorative

6 Nëntor 2020, 17:30 Nga DOSJA
DOKUMENTI/ Qytetarët jetojnë ende nëpër çadra…

DURRËS– Bashkia e Durrësit ka dhënë aprovimin për një kontratë blerjeje pemësh dekorative. Në kontratën e siguruar nga Dosja.al shkruhet se janë harxhuar 8,333,300 lekë për blerjen e pemëve dekorative.

Një detaj që konsiderohet ‘luks’ në një kohë që qindra familje për thuajse një vit janë në qiell të hapur pasi tëmeti i 26 nëntorit i la pa banesë. Pavarësisht problematikave të shumta që ka Durrësit, sërish Bashkia i ka caktuar vetë prioritetet e saj, që në këtë rast nuk janë qytetarët.

Nëse këto miliona që do të paguhen për lule dekorative, do të investoheshin në terren dhe për të ndihmuar qytetarët, do të mundësonin ndërtimin e 1 ose 2 shtëpive, të cilat mund të mos jenë shumë por të paktën u ofrojnë një çati mbi kokë të gjithë fatkeqëve.

Por, jo…pemët janë më të rëndësishme për Durrësin në këto momente.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia e durresit harxhon para ne lule kontrata per blerjen e pemeve bashkia e durresit harxhon para ne lule kontrata per blerjen e pemeve

Sondazh

Poll