Aktualitet

Thyerja e masës së sigurisë dhe shitja e lëndëve narkotike, arrestohen 2 shtetas, një tjetër procedohet penalisht    

5 Nëntor 2020, 13:08 Nga DOSJA
Thyerja e masës së sigurisë dhe shitja e lëndëve

TIRANË- Policia ka bërë me dije se ka arrestuar dy shtetas sot në Tiranë dhe ka proceduar një tjëtër penalisht në gjendje të lirë. U bë i mundur arrestimi i personit me inicilale R.M 30 vjeç pasi theu masën e sigurisë, arrest shtëpiak, së vendosur më parë për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Ndërsa nga policia rrugore u bë i mundur arrestimi në flagrancë i personit me iniciale B.B 40 vjeç pasi ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe personi G.Q 25 vjeç për veprën penale të shpërdorimit të tokës duke vendosur tumbina betoni të mbuluara më çakull në kanalin kullues të autostradës.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin R. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë jashtë banesës të tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 40 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, shtetasin G. Q.(C.), 25 vjeç, pronar i një subjekti privat, pasi në fshatin Marikaj, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ka shpërdoruar tokën duke vendosur tumbina betoni të mbuluara me çakull në kanalin kullues të autostradës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona policia e tiranes arrestohen 2 persona policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2020, 10:00

TIRANE– Durim Bami, shënjestra e atentatit në Tapizë, ku u plagos kushëriri i tij, Ervin Kodra, është i paarritshëm për Policinë e Shtetit. Menjëherë pas atenta...