Aktualitet

Plagosi 34-vjeçarin pas sherrit në Fier, kush është Iliri, i forti i Boriçëve dhe nipçja e Ben Qimes, SKEDA e 44-vjeçari

5 Nëntor 2020, 12:56 Nga DOSJA
Plagosi 34-vjeçarin pas sherrit në Fier, kush është Iliri,

FIER– Ilir Borici, 44 vjeç dhe banues në Fier, i cili është shpallur në kërkim për plagosjen e 34-vjeçarit me inicialet M.M., në Fier, është një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare dhe jo vetëm. Borici ka lidhje familjare edhe ‘Ben Qimen’ (Arben Isufaj), dhe ky i fundit e prezantonte atë si ‘nipçja’ pasi, 44-vjeçari i kishte marrë mbesën për grua.

Boriçi është pjesë e grupit të rrezikshëm të quajtur “Boriçët”, në Fier dhe është dënuar për një sërë veprash penale. Skeda e tij numëron dhjetëra krime, por pavarësisht kësaj, Ilir arriti të ishte i lirë dy netë më parë, për të plagosur 34-vjeçarin në Fier.

Herën e fundit, 44-vjeçari u vu në pranga në Fier, në vitin 2018, në kuadër të operacionit ‘Forca e ligjit’ në Fier, pasi në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 pistoleta dhe 1 shpatë.

Skeda kriminale në rend kronologjik e Ilir Boriçit:

-Në vitin 1999 ai u arrestua për “Shkëmbim zjarri”, “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

-Nga viti 2008-2011 ka vuajtur dënimin në burgun e Milanos për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

-Në 11.11.2013 është arrestuar për “Armëmbajtje pa leje” dhe është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg.

-Në 22.06.2017 është arrestuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, shkatërrim prone”, “Kanosje” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, pasi qëlloi me armë zjarri në Seman dhe shkatërroi lokalin e personit me inicialet A.C.

Pas këtij arrestimi, Borici qëndroi vetëm tre ditë në qeli, për të dalë sërish dhe për të trazuar ujërat në Fier. Deri në vitin 2018, kur u kap me dy pistoleta dhe një shpatë. Sërish drejtësia nuk ishte më e fortë se Boriçi duke e lënë 44-vjeçarin të lirë.

Sot ai, është shpallur në kërkim pas plagosjes së 34-vjeçarit me inicialet M.M., në Fier. Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe Fatmir Krasniqi. Ndërsa në pranga kanë rëndë dy persona, të identifikuar si Armir Budini dhe Juljan Mahmutaj, pasi akuzohen për moskallëzim krimi. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben isufaj ben qimja ilir borici arben isufaj ben qimja ilir borici

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2020, 10:00

TIRANE– Durim Bami, shënjestra e atentatit në Tapizë, ku u plagos kushëriri i tij, Ervin Kodra, është i paarritshëm për Policinë e Shtetit. Menjëherë pas atenta...