Aktualitet

‘Bonnie and Clyde’ nga Shkodra, historia e çiftit Kalej që mashtruan tre persona, morën 180 milionë lekë për t’i kth

4 Nëntor 2020, 15:31 Nga DOSJA
‘Bonnie and Clyde’ nga Shkodra, historia e çiftit Kalej

TIRANË– Çifti nga Shkodra, Zamir dhe Bukurije Kalej që u arrestuan një ditë më parë pasi ishin shpallur në kërkim, kanë një histori mashtrimi mbi shpinë. Dyshja nga Shkodra, ishin në kërkim prej 5 vitesh, pas vendimit që kishte dhënë në mungesë Gjykata e Shkodrës duke i dënuar me nga pesë vite burg secilin.

Por çfarë ndodhi në vitin 2015?

Zamir Kalej, 53 vjeç dhe Bukurije Kalej, 48 vjeçe (bashkëshortë), në vitin 2015 i kanë marrë shtetasit Jakup H. shumën prej 12 milion lekësh të rinj në formën e huas, me premtimin se do t’ia kthenin brenda një periudhe 6 mujore.

Por, krejt papritur çifti u larguan jashtë shtetit duke mos ja kthyer paratë Jakupit asnjëherë. Huadhënësi, më 11 dhjetor të vitit 2015, Jakup H. ka paraqitur kallëzim penal në Prokurori kundër bashkëshortëve Zamir Kalej dhe Bukurije Kalej, duke treguar se më 25 gusht të po atij viti u ka dhënë hua të kallëzuarve një shumë prej 12 milionë lekësh të rinj, bazuar në një kontratë noteriale. Ai ka rrëfyer para grupit hetimor se dy të pandehurit kishin vënë pasurinë e paluajtshme, nëpërmjet së cilës do të garantohej përmbushja e detyrimit ndaj tij, gjë që nuk u bë asnjëherë.

Nga ky moment ata u shpallën në kërkim dhe u dënuan në mungesë. Por, ky nuk ishte rasti i parë që çifti nga Shkodra kryenin një mashtrim të tillë.

Bashkëshortët Kalej, para 12 milionë lekëve të marra borxh nga Jakup H., i kanë marrë një shumë prej 60 mijë dollarësh amerikanë dy personave të tjerë, duke u kthyer në historinë e një “Bonnie and Clyde”, të zhvilluar në Shkodër. Në dosje, dy personat e tjerë, identifikohen si Gjon L. dhe Sokol M. Tashmë, dyshja do të përballen me dënimin prej 5 vitesh burrg.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet cifti nga shkodra bukurije kalej zamir kalej arrestohet cifti nga shkodra bukurije kalej zamir kalej

Sondazh

Poll