Aktualitet

Tentoi të shfrytëzonte ngjashmërinë/ Vihet në pranga 53-vjeçari që dha pasaportën e të birit për të kaluar portin e D

4 Nëntor 2020, 12:25 Nga DOSJA
Tentoi të shfrytëzonte ngjashmërinë/ Vihet në pranga

DURRËS- Policia ka vënë në pranga ditën e sotme një person me iniciale A.H, 53 vjeç i cili ka shtrytëzuar ngjashmërinë me të birin për të dhënë pasaportën e tij në portin e Durrësit. Personi i arrestuar banues në Irlandë në pikën e kontrollit ka dhënë pasaportën e tij djalit të tij, A.B 18 vjeç. Shkaqet që e kanë çuar personin në fjalë në këtë veprim nuk dihen ende dhe policia e Durrësit po punon për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në Irlandë, pasi i ka dhënë pasaportën Irlandeze  djalit të tij, shtetasit A. B., 18 vjeç, i cili ka tentuar të kalojë në PKK Durrës me këtë pasaportë, duke shfrytëzuar ngjashmërinë”

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ne portin e durresit jep pasaporten e te birit per te kaluar vendin arrestohet ne portin e durresit jep pasaporten e te birit per te kaluar vendin

Sondazh

Poll