Aktualitet

Gjykata e Lartë nis shqyrtimin e çështjeve gjyqësore, pas më shumë se 2 vite pushim

4 Nëntor 2020, 12:30 Nga DOSJA

TIRANË– Gjykata e Lartë ka rinisur shqyrtimin e çështjeve, pas më shumë se dy vite pushimi, që nga viti 2018, kur nisi dhe reforma në Drejtësi.

Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, Gjykata e Lartë bëri me dije se shqyrtimi i çështjeve gjyqësore në seanca publike, do të kryhet sipas sipas kalendarit të planifikuar dhe shpalljeve në faqen zyrtare të kësaj gjykate.

Shpallja e çështjeve bëhet edhe në ambientet e jashtë të gjykatës, në stendat publike. 

Njoftimi për mediat: Gjykata e Lartë ka filluar shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në seanca publike, sipas kalendarit të planifikuar dhe shpalljeve në faqen zyrtare të kësaj gjykate si dhe ambjentet e jashtme të saj. Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e palëve në proces dhe avokatëve, të cilët kanë paraqitur rekurse pranë kësaj gjykate, të konsultohen rregullisht me shpalljet zyrtare që bën Gjykata e Lartë në ëebsitin e saj ëëë.gjykataelarte.gov.al , “Lista e Çështjeve të Shpallura për Gjykim” si edhe në ambjentet e jashtme të gjykatës (stendat publike).

Në Gjykatën e Lartë janë emëruar tre anëtarë: Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë gjykata e larte nis shqyrtimin e çështjeve gjykata e lartë gjykata e larte nis shqyrtimin e çështjeve

Sondazh

Poll