Aktualitet

Ushtroi dhunë fizike mbi efektivin e policisë, arrestohet 29-vjeçari, në pranga edhe 5 persona të tjerë duke i dhënë në

4 Nëntor 2020, 13:09 Nga DOSJA
Ushtroi dhunë fizike mbi efektivin e policisë, arrestohet

TIRANË- Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një personi me iniciale E.A 29 vjeç, i cili ka ushtruar dhunë mbi efektivin e policisë për të kundërshtuar kontrollin fizik.

Pesë persona të tjerë janë vendsour në pranga gjithashtu nga policia rrugore pasi 4 prej tyre janë kapur duke i dhënë automjetit në gjendje të dehur dhe një person tjetër pasi nuk ka disponuar lejen e qarkullimit. Personat e arrestuar janë me inicialet A.N 48 vjeç, E.B 26 vjeç, G.I 36 vjeç, A.B 46 vjeç dhe E.B 32 vjeç.

Ndërsa në procedim të lirë është lënë personi me iniciale S.Xh për arsyen e “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” ku i ka kërkuar një studenti një shuëm parash për ta rëgjistruar në një nga godinat e konvikteve në Qytet Studenti.  

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Kundërshtoi për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Në pranga edhe 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. A., 29 vjeç, pasi në rrugën “Ndre Mjeda”, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të shmangur kontrollin fizik ndaj tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. N., 48 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

E. B., 26 vjeç, G. I., 36 vjeç, A. B., 46 vjeç, dhe E. B., 32 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

-Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi S. Xh., 22 vjeç, me detyrë administrator në godinat e Qytetit Studenti, sepse i ka marrë një shumë parash një studenti, për regjistrimin në një nga këto godina.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona procedoet ne gjendje te lire per korrupsion administratori i qytet studentit arrestohen 5 persona procedoet ne gjendje te lire per korrupsion administratori i qytet studentit

Sondazh

Poll