Aktualitet

Me armë në brez dhe 8 fishekë, arrestohet 23-vjeçari nga Kruja që lëvizte me ‘Land Rover’

4 Nëntor 2020, 12:29 Nga DOSJA
Me armë në brez dhe 8 fishekë, arrestohet 23-vjeçari nga

TIRANË– Një 23-vjeçar me inicialet S.K., banues në Krujë është vënë në pranga pasi është kapur me armë zjarri pa leje. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i riu është kapur tek “Mbikalimi i Rinasit”, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, teksa udhëtonte me makinën e tij të llojit “Land Rover”.

Pas një kontrolli në mjet, Policia gjeti pesë aparate celulari. Ndërsa në brezin e të riut gjeti armën e zjarrit me një krehër me 8 fishekë luftarak. 

Njoftimi i policisë Tiranë. Kontrolle të shtuara në rrugët nacionale dhe dytësore, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, forca e posaçme “Shqiponjat” goditi një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 5 aparate celular. Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, nga forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, tek “Mbikalimi i Rinasit”, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: •S. K., 23 vjeç, banues në Krujë. Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Rinasit” u bë ndalimi i mjetit tip “Land Rover” që drejtohej nga shtetasi S. K. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 8 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 5 aparate celular. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 23 vjecari ne tirane arrestohet i riu nga fushe kruja arrestohet 23 vjecari ne tirane arrestohet i riu nga fushe kruja

Sondazh

Poll