Aktualitet

Dështon ATENTATI në Fushë Krujë! Plagoset brenda makinës së tij krahu i djathtë i Durim Bamit, 35-vjeçari jashtë rrezik

4 Nëntor 2020, 15:21 Nga DOSJA
Dështon ATENTATI në Fushë Krujë! Plagoset brenda

FUSHË KRUJË- Plagoset me armë zjarri krahu i djathtë i Durim Bamit, Ervin Kodra. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Tapizë të Fushë Krujës, ku një kalimtar ka qëlluar me armë zjarri mbi 35-vjeçarin, i cili ndodhej brenda makinës së tij. 

Pasi ka qëlluar disa herë me armë, agresori ka menduar se e ka vrarë 35-vjeçarin, dhe pa u kthyer që ta kontrollonte është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Por fati duket se ka qënë në anën e 35-vjeçarit, i cili ka arritur të shpëtojë. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 persona të tjerë. Ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes. Grupi hetimor bashkë me forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Fillimisht po hetohet pista e hakmarrjes, pasi 35-vjeçari Kodra nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi dy vite më parë në Tiranë përplasi 4 makina me mjetin e tij tip “Tuareg” pasi nuk iu bind patrullave për të ndaluar, sepse në kroskot kishte fshehur 2 armë zjarri. Po ashtu në dyshimet e Policisë është shtuar edhe lidhja e tij e ngushtë me Durim Bami, i cili njihet nga të gjithë si “i fortë” i Niklës. 

Emri i Bamit u bë i njohur pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes tij kundrejt pagesës 500 mijë euro. Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ndërsa u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENEA-as në Nikël pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi. Së fundmi Bami ka qënë edhe pjesë e listës së OFL-së, ku edhe është dashur që të justifikojë pasurinë. 

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fushë-krujë plagosje ne fushe kruje fushë-krujë plagosje ne fushe kruje

Sondazh

Poll