Aktualitet

Shtyhet seanca për banorët e Unazës së Re, Balliu: Kam qindra procedime penale, s’i mbyll dot as për katër breza. Rama t

4 Nëntor 2020, 11:07 Nga DOSJA
Shtyhet seanca për banorët e Unazës së Re, Balliu: Kam

TIRANË– Klevis Balliu ka bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Para gjykatës, pas shtyrjes së seancës për banorët e Unazës së Re, Balliu tha se ai projekt është një mashtrim, edhe pse në fakt askush nuk është vënë në pranga në lidhje me të. Balliu tha se ai vetë personalisht ka mbi 300 procedime penale dhe se s’do t’i mjaftonin as katër breza për t’i përfunduar.

Ish-deputeti shtoi se më 25 prill, Rama do të mblidhet në zyrë me avokatët pasi më datë 26, do të përballet me drejtësinë.

“Këtu është ngritur një mekanizëm politik për të dënuar qytetarët për ditët e protestës. Ajo protest ka vijuar dhe nëse ka krim, quhet krim vijuas. Do të na duheshin katër breza për të mbyllur këto procedime. Unë personalisht kam mbi 300 procedime penale. Kjo gjë bëhet vetëm që të fusin në burg banorët e Unazës së Re. këtu është bërë normale që ata që vjedhin të shijojnë jetën dhe ata që vidhen, të futen në burg. Për interesin pyesni Edi Ramën. Ne na mbajnë nëpër gjyqe. Çdo ditë këtu është një qytetar që përballet me padrejtësinë. Këtu nuk i sjell ligji, por Edi Rama. Çështja e Unazës do të mbyllet vetëm kur ata abuzues të futen në burg. Zërin tim do ta dëgjoni prapë nga ajo sallë. PD-ja ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë me të drejtën. Më 25 prill Rama do të ndëshkohet siç nuk është ndëshkuar askush. Më datë 26 do mblodhet në zyrë me avokatët dhe do të nisë përballjen me drejtësinë. Kosovën po ja jep drejtësisë. Doli de fakto që Unaza ishte një mashtrim. Dini gjë që të jetë arrestuar ndonjë person?”– tha Balliu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi per banoret e unazes se re klevis balliu gjyqi per banoret e unazes se re klevis balliu

Sondazh

Poll