Aktualitet

Sërish rokadë! Ardi Veliu zhvendos shefat e komisariateve të Pogradecit, Korçës, Elbasanit dhe Durrësit, ndryshon dhe shef

4 Nëntor 2020, 10:27 Nga DOSJA
Sërish rokadë! Ardi Veliu zhvendos shefat e komisariateve të

TIRANË– Sërish rokadë në Policinë e Shtetit. Një ditë pasi pasi Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ndryshoi drejtorët vendorë në qarqet Elbasan, Kukës, Dibër, ka ardhur edhe zhvendosja e shefave të Komisariatit. Konkretisht Dosja.al ka mësuar se janë bërë zhvendosje mes Komisariateve të Pogradecit, Korçës, Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës.

Niko Palla, i cili prej 3 vite e gjysmë ka qenë shef i komisariatit të Pogradecit, ka shkuar në drejtorinë e policisë në Elbasan. Palla në Elbasan mund të jetë shef rendi.

Artur Ebaj, që deri më sot ka mbajtur postin e shefit të Komisariatit të Krujës është zhvendosur në vendin e Pallës në Elbasan.

Në Krujë, në vend të Artur Hebajt, që ishte me detyrë shef Komisariati, ka shkuar Elton Alushi. Ky i fundit, ishte me detyrë Shef sektori për Krimet në DVP Tiranë, por është transferuar në Krujë.

Krenar Gjokutaj me detyrë Shef Sektori i Forces së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Tiranë është zhvendosur në Korçë, në krye të Komisariatit të Korçës.

Ndërsa Florian Dano, shefi i komisariatit të Korçës, i cili kishte më shumë se 3 vite në këtë post, është zhvendosur në krye të njësisë ‘Shqiponja’ në Tiranë.

Ermal Ajdini, që mbante detyrën si Shef Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në DVP Durrës, është transferuar po brenda qytetit të Durrësit dhe është emëruar, Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Durrës, në vend të Gerond Seitllarit.

Ky i fundit është transferuar dhe është emëruar Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kuçovë.

Komisar Edmond Pjetraj i cili ishte Shef Komisariati Vlorë është emëruar në detyrë shef seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës. Në vend të Pjetrajt është emëruar Komisar Agim Basha.

Komisar Arjan Tase, i cili ishte shef Komisariati në Himarë është emëruar shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Peqin, në DVP Elbasan.

Ndërsa në vendin e tij është emëruar Komisar Lorenc Braho.

Ditën e djeshme janë bërë ndryshime edhe në komisariatet e Elbasanit, Kukësit dhe Dibrës. Arjan Muça, drejtor i Drejtorisë Vendore në Elbasan është transferuar në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa në vend të tij është vendosur, Alket Shatro. Ndryshime ka edhe në Kukës, ku drejtori Erigert Mitri është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme, ndërsa në vend të tij është emëruar Alban Çela. Ndërsa po në Dibër, Skënder Kalemi ka kaluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe është zëvendësuar nga Artur Selimi, drejtor i Policisë Vlorë.

(A.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur ebaj florian dano niko palla artur ebaj florian dano niko palla

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2020, 07:20

Plagoset me armë zjarri 34-vjeçari në Fier

FIER– Një 24-vvjeçar me inicialet M.M., është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” në qytetin e Fierit. Mesnatën e kaluar, 3...