Aktualitet

AKSION në Lungomare, efektivët e maskuar arrestojnë 24-vjeçarin që lëvizte me armë zjarri, momenti kur kontrollohet “Au

4 Nëntor 2020, 09:48 Nga DOSJA
AKSION në Lungomare, efektivët e maskuar arrestojnë

VLORË– Një 24-vjeçar me inicialet F.A., është vënë në pranga nga Policia e Vlorës. Sipas njoftimit të policisë, aksioni i efektivëve është përqëndruar në zonën e Lungomares, pas një telefonate se në Vlorë po qarkullonte një person i armatosur.

Dosja.al ka siguruar edhe pamje nga momenti i kontrollit. Siç shihet dhe në video, policët e maskuar, kanë ndaluar mjetin e llojit “Audi”, brenda të cilit udhëtonte 24-vjeçari bashkë me armën e zjarrit. Pas kontrolli, i riu është vënë në pranga, ndërsa arma është sekuestruar, me 1 krehër me 5 fishekë.

Njoftimi i policisë. Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 24-vjeçari.Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë po lëvizte një person i armatosur, është organizuar puna, dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale  nga ana e shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve Vlorë në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe forcën e posaçme “Shqiponjat”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: F. A., 24 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij të markës Audi dhe gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën në trup (në brez) një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 5 fishekë. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”.

(f.m-dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24 vjecari me arme ne vlore vlore arrestohet 24 vjecari me arme ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2020, 07:20

Plagoset me armë zjarri 34-vjeçari në Fier

FIER– Një 24-vvjeçar me inicialet M.M., është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” në qytetin e Fierit. Mesnatën e kaluar, 3...