Politike

Basha akuzon Ramën: Nuk bën qëllimisht testime për Covid-19, po ndihmon në përhapjen e virusit

3 Nëntor 2020, 20:51 Nga DOSJA
Basha akuzon Ramën: Nuk bën qëllimisht testime për Covid-19,

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se Rama nuk bën testime masive për Covid-19 sepse do që sëmundja vdekjeprurëse të përhapet sa më shumë në vendin tonë. I ftuar në “Tempora”, Basha thotë se numri i testimeve në Shqipëri është i fundit në rajon dhe sipas tij të gjitha paratë këto ditë po shkojnë në inceneratorët e plehrave të cilët nuk ekzistojnë.

“Njerëz në këto momente po përdoren për të mbuluar dështimet e Ramës, të cilit i ka dalë pandemia jashtë kontrollit. Rama në mënyrë të qëllimshme po i mban të ulët dhe aktivisht po ndihmon në përhapje e virusit, prandaj qeveria ka përgjegjësi politike për këtë situatë. Po të shohësh grafikët, numri i testimeve në Shqipëri është i fundit në rajon. Qesen e parave  e ka në dorë Edi Rama. Ai sa herë kapet me presh në duar, fshihet pas dikujt tjetër. Këtë herë ka zgjedhur komitetin teknik. Të gjitha paratë këto ditë po shkojnë në inceneratorët e plehrave të cilët nuk ekzistojnë, janë në 3D. Nga ana tjetër ne kemi numrin më të ulët të mjekëve në Evropë. Shëndetësia vuan nga probleme të mbartura.”- tha Basha. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll