Politike

Feja dhe etnia deklarohet me dëshirë, orientimi seksual…jo! Komisioni miraton CENSI e popullsisë, Beqja përplaset me Gjuzi

3 Nëntor 2020, 18:16 Nga DOSJA
Feja dhe etnia deklarohet me dëshirë, orientimi seksual…jo!

TIRANË– Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar projektligjin për Censin e Popullsisë dhe të Banesave, i cili ishte parashikuar që të zhvillohej këtë vit por për shkak të pandemisë u vendos që të mbahej vitin tjetër. Gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, sërish ka pasur përplasje dhe mosmarrëveshje lidhur me shtimin e pyetjeve lidhur mbi fenë dhe etninë e qytetarëve që jetojnë në Shqipëri. 

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli sqaroi për deputetët në Komision, se qytetarët do të kenë edhe alternativë për të mos u përgjigjur, pasi janë çështje sensitive. Ndërsa pikat e tjera nuk do t’i kenë të njëjtat mundësi. Gjatë bisedimeve, deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja ka kërkuar edhe shtimin e pyetjes lidhur me orientimin seksual të qytetarëve, propozim i cili u mbështet nga drejtoresha, e cila e konfirmoi prezencën e pyetjes në formular.

Ky propozim e ka nxehur deputetin Kujtim Gjuzi, i cili e ka akuzuar deputetin Beqja se është pjesë e komunitetit LGBTI në Shqipëri. Situata e sikletshme kaloi shpejt, dhe Beqja shkëmbeu batuta me drejtoreshëmn Dhuli. Teksa kjo e fundit po tregonte se kishin ekspertë holandezë që do t’i ndihmonin, Beqja i kërkoi ndihmë që të jepnin një mendim të mirë për Shqipërinë në konferencën ndërqeveritare. 

Projektligji për Censin e Popullsisë dhe të Banesave ishte parashikuar për t’u zhvilluar këtë vit por që si pasojë e pandemisë është shtyrë për në vitin e ardhshëm. Ky projektligj synon të bëjë regjistrimin e popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Censi është parashikuar të zgjasë dy muaj me një kosto prej rreth 16 milionë euro. Censi i fundit u zhvillua në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia e Shqipërisë ishte 2,821,977.

(k.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celja e negociatave me be 2020 censi per popullsine celja e negociatave me be 2020 censi per popullsine

Sondazh

Poll

Politike 3 Nëntor 2020, 15:07

TIRANË– Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE) u mblodh sot për të diskutuar mbi kapitullin 24 në negociatat me Bashkimin Evropian (BE). I ftuar ...