Politike

Çelja e negociatave me BE-në/ Josep Borrell telefonatë me kryeministrin Rama: Mirëpresim angazhimin e Shqipërisë!

3 Nëntor 2020, 18:08 Nga DOSJA
Çelja e negociatave me BE-në/ Josep Borrell telefonatë me

BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka folur lidhur me të ardhmen e vendit në Bashkimin Europian.

Me anë të një reagimi zyrtar, Borrel shkruan se e vlerëson angazhimin e kreut të qeverisë për të çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj të pranimit në BE dhe përparimin vendimtar në përmbushjen e kushteve të vendosura, me të cilat vendi është afër përmbushjes para zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare. Në reagimin e tij zyrtar, Borrel shkruan se Shqipëria është më afër se kurrë çeljes së negociatave të pranimit në BE, ndërsa nënvizoi nevojën për të vazhduar kryerjen e reformave kryesore të identifikuara nga Këshilli i Europës. Borrel gjithashtu nënvizoi se kontributi i të gjitha forcave politike do të jetë i dobishëm në çuarjen e vendit në hapin tjetër. Ndërsa në lidhje me politikën e jashtme, përfaqësuesi i Lartë Borrell vlerësoi harmonizimin e vazhdueshëm të Shqipërisë me pozicionet e politikës së jashtme të BE.

Unë e mirëpres angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e pranimit në BE. Siç diskutova me kryeministrin Rama, është thelbësore të ruhet dinamika e marrëdhënies BE-Ballkan Perëndimor. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm,”-shkroi më pas në Twiter Borrel. 

Ndërkohë, po sot kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë online edhe me Komisionerin për Zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi. Ky i fundit bëri me dije se kishin diskutuar lidhur me përfundimin e pikave të fundit për çeljen e negociatave me BE-në, mbështetjen në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit dhe përgatitjet për samitin e radhës në Sofje të Bullgarisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama joseph borrel edi rama joseph borrel

Sondazh

Poll

Politike 3 Nëntor 2020, 15:07

TIRANË– Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE) u mblodh sot për të diskutuar mbi kapitullin 24 në negociatat me Bashkimin Evropian (BE). I ftuar ...