Politike

“Kostoja e kurës së COVID shkon deri në 1 milion e 200 mijë lek”. Basha: Qeveria nuk i çon paratë për testime

3 Nëntor 2020, 20:36 Nga DOSJA
“Kostoja e kurës së COVID shkon deri në 1 milion e 200

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratik,  Lulzim Basha është shprehur se kostoja e kurës së për t’u trajtuar nga Covid-19 shkon deri në 1200 mijë lekë për një person të vetëm. I ftuar në Tempora”, Basha shprehet se në vend duhet të bëhen më shumë testime pasi sipas tij spitalet  mund të mbushen plot me pacientë të infektuar. Po ashtu ai ka premtuar se në momentin që do të vijë në pushtet do të bëhen 2500 testime në ditë.

Pjesë nga biseda:

Lulzim Basha: Kemi propozuar një plan i cili bazohet në praktikat më të mira europiane. Kemi propozuar që të kemi të paktën 2500 testime në ditë.

Sonila Meço: Pse nuk bëhen sipas jush?

Lulzim Basha: Nuk blehen. Nuk janë blerë testimet.

Sonila Meço: Nuk ka burime financiare?

Lulzim Basha: Padiskutim që buxheti i çdo qeverie edhe i qeverisë më të pasur është i kufizuar. Është si vendos qeveria t’i harxhojë ato para. Dhe ajo që kemi denoncuar veçanërisht këto javët e fundit, keni parë që paratë që duhej të shkonin për të blerë më shumë testime, për të bërë më shumë testime, paratë që duhej të shkonin për të rritur pagat e mjekëve dhe të infermierëve, për t’u dhënë atë bonusin e famshëm, se edhe ata janë të lodhur janë të rraskapitur. Kanë qenë të rraskapitur për 6-muaj. Imagjinoni tani që në vend të 20 apo 30 pacientëve në ditë duhet të përballojë 60,70 pacientë në ditë. Edhe ata në spitalet COVID edhe mjekët e familjes. Po kështu kemi të bëjmë me segment të tëra të popullsisë, familjarë të të cilëve janë të sëmurë me COVID apo vetë pacientët, nuk kanë para për të blerë paketën e ilaçeve. Sot prapë me mjekët e familjes u vërtetua ajo që kemi thënë prej kohësh që paketa shkon nga 200 mijë lekë të vjetra deri në 1200 mijë lekë për një person të vetëm. Imagjinoni në qoftë se janë dy.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll