Politike

Kuvendi i Holandës VENDOS! JO për Tiranën në BE, ministri Blok: S’jemi kundër integrimit tuaj, por iu duhet më shumë ko

3 Nëntor 2020, 19:35 Nga DOSJA
Kuvendi i Holandës VENDOS! JO për Tiranën në BE, ministri

HAGË– Parlamenti i Holandës ka vendosur prerë: Shqipëria nuk ka kalon! Gjatë seancës së sotme plenare deputetët dhe ministrat kanë diskutuar lidhur me dhënien apo jo të dritës jeshile për Shqipërinë drejt çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Njëzëri Kuvendi holandez ka kërkuar se Shqipëria duhet të dëshmojë me fakte se po lufton krimin brenda administrarës, duke dhënë dënime të formës së prerë. Megjithatë është sqaruar se Holanda nuk është kategorikisht kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë por thjesht po jep më shumë kohë që vendi ynë të arrijë rezultatet e kërkuara. Ndërkohë që ndryshe nga ne, Holanda jep “ok” për çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

“Nuk jemi kundër integrimit të Shqipërisë në BE, thjesht po iu japim kohë të plotesojnë bindshëm dhe në formë të pakthyeshme kushtet e dakordësuara me shtetet e tjera anëtare në Keshillin Evropian më 24 Mars! Komiteti parlamentar holandez për çështje evropiane jep OK për Shkupin, JO për Tiranën,”-u shpreh ministri Blok në fjalën e tij.

PJESË NGA DEKLARATA E PLOTË E KUVENDIT:

Në datën 6 tetor, Komisioni Europian publikoi paketën e zgjerimit, pjesë e së cilës ishte dhe progres-raporti për Shqipërinë për 2020. Ditën e premten, data 3 nëntor qeveria holandeze dërgoi vlerësimin e saj për këtë paketë zgjerimi. Po sot ministri Stef Blok dhe homologu i tij shqiptar, Gent Cakaj patën një takim online, gjatë së cilës Shqipëria është komplimentuar për progresin e bërë lidhur me reformat, pavarësisht rrethanave të vështira. Qeveria holandeze e njeh se Shqipëria ka vijuar të bëjë përparim në të gjitha fushat kryesore. Njëkohësisht qeveria ka nënvizuar se është i rëndësishëm krijimi i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, amendimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias si dhe vijueshmëria e punës me ndërtimin e track-record në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Holanda mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të mbështetur Shqipërinë në reformat e vazhdueshme në forcimin e shtetit ligjor.

Më shumë detaje për faktet që “dogjën” Shqipërinë ka dhënë raporteri për vendin tonë në parlamentin holandez, Pieter Omtzigt ka bërë me dije për përgjigjen negative kanë ndikuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe vakancat në Gjykatat e vendit. 

“Sapo patëm një debat në parlamentin holandez. Qeveria holandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme’,”-shkruan Omtzigt.

Ndërkohë që edhe pse Holanda ka folur zyrtarisht për “Jo”, ende nuk ka një reagim nga ana e qeverisë. Sot kryeministri Edi Rama, në një konferencë me gazetarët ‘ia hodhi fajin’ zgjedhjeve që do të zhvillohen dhe problemeve të brendshme në familjen europiane, duke këmbëngulur se qeveria e tij i ka përmbushur të gjitha kushtet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celja e negociatave me be 2020 kuvendi i holandes pieter omtzigt stef blok celja e negociatave me be 2020 kuvendi i holandes pieter omtzigt stef blok

Sondazh

Poll

Politike 3 Nëntor 2020, 15:07

TIRANË– Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE) u mblodh sot për të diskutuar mbi kapitullin 24 në negociatat me Bashkimin Evropian (BE). I ftuar ...