Politike

“Denoncime kemi bërë boll, por kujt ja bëjmë”. Basha: Drejtësia të nisë hetimet të ndalojë vjedhjen e mëtejshme

3 Nëntor 2020, 20:42 Nga DOSJA
“Denoncime kemi bërë boll, por kujt ja bëjmë”.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka thënë se denoncimet në lidhje me vjedhjet që janë bërë sipas tij nga qeveria kanë rënë në vesh të shurdhër. I ftuar në ‘Tempora’, Basha është shprehur se drejtësia nuk po hap gojën, dhe sipas tij instituacionet përkatëse duhet të fillojnë hetimet  për të parandaluar vjedhjet e mëtejshme të parave me inceneratorët.

Pjesë nga Intervista:

Lulzim Basha: Denoncime kemi bërë boll ne. Puna është kujt do ja bësh denoncimet, drejtësia nuk po hap gojën për krime shumë më të rënda se kjo.

Sonila Meco: Kjo është jeta e njeriut, ku ka krim më të rëndë se sa kjo.

Lulzim Basha: Po këto pra, nuk po e hapin gojën, kam më shumë se dy javë që i kërkoj që të fillojnë hetimet të paktën për të parandaluar vjedhjet e mëtejshme të parave me inceneratorët se në qoftë se ato para nuk shkojnë në xhepat e këtyre në ato parajsa fiskale ku janë regjistruar kompanitë e inceneratorëve të plehrave të paktën do të kishte një mundësi më shumë që të shkojnë për pensionistët të shkojnë për të papunët të shkojnë për mjekët të shkojnë për rimbursimin e ilaçeve të shkojnë për testimet, po flasim për testimet Sonila, pra shkurt dhe qartë ky është një problem i krijuar vetëm nga kryeministri dhe qeveria, më kot fshihen, është dështim.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll