Politike

Komisoneri i BE për Zgjerim bisedë me kryeministrin, Varhelyi: Fola me Ramën, presim që Shqipëria të përparojë në refor

3 Nëntor 2020, 16:04 Nga DOSJA
Komisoneri i BE për Zgjerim bisedë me kryeministrin, Varhelyi: Fola me

BRUKSEL– Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një komunikim online me kryeministrin Edi Rama. Lajmin për bisedën online e ka dhënë vetë Komisioneri , i cili ka bërë me dije edhe pikat kryesore që ka diskutuar me kreun e qeverisë shqiptare. 

Në rrjetet e tij sociale, Komisioneri shkruan se kishin diskutuar lidhur me përfundimin e pikave të fundit për çeljen e negociatave me BE-në, mbështetjen në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit dhe përgatitjet për samitin e radhës në Sofje të Bullgarisë.

“Një ‘vizitë’ virtuale me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam punën e vazhdueshme për të përfunduar kornizat për negociatat, siguruam mbështetjen në luftën kundër COVID-19 si dhe folëm për përgatitjet për samitin e Sofjes gjatë javës së ardhshme. Presim që  Shqipëria të përparojë në rrugën e BE-së,”-shkruan Varhelyi.

Ndërkohë që ende nuk ka një datë për konferencën ndërqeveritare për Shqipërinë lidhur me marrjen e dritës jeshile për çeljen e negociatave. Deri më tani Holanda është shprehur hapur se do të japë “jo” për Shqipërinë, pasi sipas parlamentit vendi ynë ka ende punë për të bërë lidhur me reformat. Ndërkohë ndryshe është mendimi për Maqedoninë e Veriut, por kjo e fundit ka “probleme” me Bullgarinë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama olivér várhelyi edi rama olivér várhelyi

Sondazh

Poll

Politike 3 Nëntor 2020, 15:07

TIRANË– Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE) u mblodh sot për të diskutuar mbi kapitullin 24 në negociatat me Bashkimin Evropian (BE). I ftuar ...