Aktualitet

Zbardhen DETAJE/ 31-vjeçari nga Laçi: Nuk e njoh personin që më plagosi, isha në Don Bosko

3 Nëntor 2020, 07:05 Nga DOSJA
Zbardhen DETAJE/ 31-vjeçari nga Laçi: Nuk e njoh personin që

TIRANË– Policia e Tiranës ka sjellë njoftimin zyrtar në lidhje me plagosjen e ndodhur një natë më parë në Don Bosko. Sipas njoftimit nga Policia e Tiranës, mësohet se 31-vjeçari Leo Hera, ka treguar vetëm se është plagosur në zonën e Don Boskos.

Ai nuk ka pranuar të flasë më tej për grupin hetimor, duke shtuar se është plagpsur nga një person që nuk e njeh. Nuk e njoh atë që më plagosi. Isha në Don Bosko,”- mësohet të ketë thënë ai.

Njoftimi i policisë Tiranë:Informacion paraprak. Me datë 02.11.2020, rreth orës 23:05, është njoftuar Salla Operative se në spital është paraqitur shtetasi L.H., 31 vjeç, i dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. 31-vjeçari ka kallzuar se në rrugën “Don Bosko”, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar. Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hera u paraqit tek spitali i Traumës, me një plagë me armë zjarri në këmbë dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai është pyetur nga Policia e Tiranës, por nuk ka pranuar të bashkëpunojë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet don bosko laç plagoset 31 vjecari ne tirane plagoset leo hera tirane don bosko laç plagoset 31 vjecari ne tirane plagoset leo hera tirane

Sondazh

Poll