Sport

“Kapriçot” e Alabës nervozojnë presidentin e Bayern Munich: Oferta për rinovim nuk është më në tryezë

2 Nëntor 2020, 18:07 Nga DOSJA
“Kapriçot” e Alabës nervozojnë presidentin e Bayern

GJERMANI-David Alaba ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij, mbrojtësi austriak ende nuk ka rinovuar me Bayern Munich dhe një situatë e tillë ka nervozuar së tepërmi klubin bavarez. Nëse nga ana e drejtuesve  vullneti për të rinovuar nuk mungoi, mbrojtësi vazhdon që të këmbëngulë për t’u bërë futbollisti më i paguar i skuadrës (kërkon 20 milionë euro neto, ndërsa Neuer, Lewandowski dhe Muller fitojnë nga 15 milionë në vit). Futbollisti austriak kishte kohë të rinovonte deri më datë 31 tetor, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe me shumë gjasa lojtari do të largohet në muajin janar. Për situatën e austriakut ka folur edhe presidenti i klubit të Bayern Munich Herbert Hainer.

“Ne i paraqitëm atij një ofertë vërtet të mirë, të ndershme dhe konkurruese, veçanërisht në një periudhë të tillë. Gjatë takimit të fundit, ne i thamë agjentit të Davidit se donim të ishim të qartë dhe kërkonim një përgjigje deri në fund të tetorit, sepse duam të përgatisim një plan në lidhje me zëvendësusein e tij. Nuk dëgjuam asnjë ofertë nga agjenti i lojtarit, kështu vendosëm që oferta të mos jetë më në tavolinë.

Së fundmi emri i tij është përfolur për një transferim te Juventusi dhe Inter, dy skuadrat italiane janë të gatshëm për të sfiduar njëri-tjetrin në lidhje me shërbimet e austriakut.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alaba bayern munich alaba bayern munich

Sondazh

Poll

Sport 1 Nëntor 2020, 12:27

Fonsekës i grabisin 100.000 euro në shtëpi

ITALI – Nëse gjërat po i shkojnë relativisht mirë në fushë dhe në karrierën sportive, në atë personale trajneri i Romës, Paulo Fonseka, duket se ka pasur lajme ...

Sport 1 Nëntor 2020, 19:25

Futbolli shqiptar rikthehet me lumë golash

SHQIPERI – Ka filluar me vrull futbolli shqiptar ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të cilat dhuruan një lumë golash. Duke përjashtuar ndeshjen e paralajmëruar që ...

Sport 1 Nëntor 2020, 19:35

Hamilton fiton dhe paralajmëron tërheqjen

ITALI – Tashmë nuk përbën ndonjë lajm që në garat e Formulës 1 fituesi të jetë britaniku i Mercedes, Ljuis Hamilton. Kështu ndodhi edhe në këtë fundjavë në &Cce...