Aktualitet

LETRA E PLOTË/ Fajësoi mjekët për vetëvrasjen e të birit tek Sanatoriumi, PUBLIKOHET pjesa e censuruar në MESAZHIN e tij

2 Nëntor 2020, 22:36 Nga DOSJA

TIRANË– Mamaja e Xhino Koçës, Lira ka sjellë letrën e fundit që i biri u kishte lënë para se të kryente aktin e vetëvrasjes nga Sanatoriumi. Letra ishte shkruajtur në opsionin “Notes” të telefonit, por nuk mund të publikohej e plotë për shkak se hetimi po vijonte ende nga Prokuroria. Ose të paktën kështu u shpreh e ëma e viktimës. Por në fakt pjesa e fshehur e mesazhit të 29-vjeçarit, fliste vetëm për një punë të mirë të bërë nga mjekët, që sipas tij ishin përkujdesur më së miri për të.

“Faji nk eshte i asnjeriu!!! Nuk kishte vend me te mire per tu kuruar ne kushtet qe isha pavaresisht cfare thone mjeket sepse une e njoh veten dhe ne shtepi do ishte bere edhe me keq,”-shkruhej në pjesën e fshirë.

PJESA TJETËR E TEKSTIT: 

“Kaq ishte dhe për mu. Ju du shumë të gjithëve me gjithë shpirt. Mami, babi, Kriseli, Robin, Inën, Hana, Kena, Voni, Kejdi, Egi, Sushin, Puçin. Nuk ka fjalë me përshkrujt dhimbjen që ndjej për dhimbjen që po shkaktoj por iu betohem se shkova përtej limiteve të mia shumë herë. S’do tregohesha kurrë egoistë duke iu mërzitur juve por u tejkalua çdo lloj limit. Ju përgjërohem mos e hidhni jetën tutje, le t’ju marrë malli, dua t’ju shikoj të lumtur. Një ditë do të ritakohemi. Ju dua pafund! Se harrova, faleminderit sepse edhe kryesisht falë jush kam pasur një jetë të bukur e të lumtur,”-shkruan sërish 29-vjeçari.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lira koca xhino koça lira koca xhino koça

Sondazh

Poll