Aktualitet

EMRI/ Plagoset me armë zjarri 31-vjeçari nga Laçi në Tiranë, i riu shkon të mjekojë këmbë tek Trauma: S’e njoh autori

3 Nëntor 2020, 06:27 Nga DOSJA
EMRI/ Plagoset me armë zjarri 31-vjeçari nga Laçi në

TIRANË– Leo Hera, 31 vjeç nga Laçi, është plagosur me armë zjarri një natë më parë në Tiranë. I riu ka qenë në zonën e “Don Boskos”, kur ka ndodhur ngjarja. Pas plagosjes me armë zjarri, Hera, rreth orës 23:05, është paraqitur në spitalin e Traumës me një plagë në këmbë.

Hera ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa më pas, mjekët ka njoftuar Policinë e Tiranës, për të raportuar ngjarjen. Para efektivëve, 31-vjeçari ka thënë se ka qenë në “Don Bokso” dhe se autorin nuk e ka njohur.

“Isha duke lëvizur në këmbë. Ishte errësirë pasi ora ishte shumë vonë. Plumbat më erdhën pas shpine, dhe nuk kam parë shumë gjëra. Ktheva kokën dhe nuk arrita të shikoja gjë,”- ka thënë i riu, duke mos shtuar asgjë më tej.

Grupi hetimor ka nisur hetimet, duke pyetur dhe duke sekuestruar pamje filmike të bizneseve në zonën e Don Boskos, në mënyrë që të gjurmohen lëvizjet e të plagosurit. 31-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të merret sërish në pyetje. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet don bosko plagoset 31 vjecari ne tirane plagosje ne tirane tirane don bosko plagoset 31 vjecari ne tirane plagosje ne tirane tirane

Sondazh

Poll