Aktualitet

Pse mësimi ndalohet dhe nuk mbyllen lokalet ku të rinjtë janë më të rrezikuar?/Najada Çomo: Mësimi është detyrim, shku

2 Nëntor 2020, 22:11 Nga DOSJA
Pse mësimi ndalohet dhe nuk mbyllen lokalet ku të rinjtë

TIARANË- Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, njëherësh dhe anëtare e Komitetit Teknik, Najada Çomo, ka folur në lidhje me mbylljen e universitete për një muaj. E ftuar në “Opinon’ Çomo u shpreh se vendimi është marrë pasi janë shtuar shumë rastet me COVID dhe universitetet shihen si një institucion risku për të përhapur COVID.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se pse nuk është marrë i njëjti vendim dhe për lokalet dhe bare, Çomo tha se të shkosh në kafe është zgjedhje dhe e merr përsipër riskun e infektimit.

Pjesë nga Biseda:

Najada Çomo: Duke parë trendin e shtimin e rasteve në të ghithë shqipërinë, u pa që për një muaj mësimi të zhvillohet online.

Blendi: Pse bëhet problem në një auditor kur studentët mund të ruajnë distancimin dhe nuk bëhet problem në klubet e natës ku kërcejnë shpinë në shpinë.

Najada Çomo: Sepse mësimi është i detyruar dhe shkuarja në lokal është zgjedhje.

Blendi: Ti duhet të ndalosh të shkosh në një lokal

Najada Çomo: Zgjedhje, ke dëshirë dhe shkon në lokal ne e kemi thënë se vendosja e maskave është bërë e detyrueshme.

Blendi: Në lokal nuk e vendosim maskën

Najada Çomo: Kush zgjedh të shkojë në një vend që nuk vendoset maska atëherë ti zgjedhe riskun për t’u infektuar me koronavirus. Mësimi është i detyruar.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet najada çomo najada çomo

Sondazh

Poll