Aktualitet

Tritoli në Durrës, ja për kë ishte “MESAZHI”. Shpërthen ‘C4’ tek shtëpia e kushëririt të Nuredin Dumanit

2 Nëntor 2020, 21:45 Nga DOSJA
Tritoli në Durrës, ja për kë ishte “MESAZHI”.

DURRËS– Zbardhen detaje nga tritoli i vendosur sot në një banesë në qytetin e Durrësit. Dosja.al mëson se lënda plasëse është vendosur në oborrin e banesës së Skënder Hoxhës, i cili është kushëriri i Nuredin Dumanit.

Po kush është DUMANI?

Dumani është shpallur në kërkim për një sërë ngjarjesh kriminale. Aktiviteti i Dumanit ka nisur shumë vite më parë, (lexo këtu dosjen e plotë) dhe i riu nga Dibra me vendbanim me Durrës, tashmë për autoritetet shqiptare, është një vrasës me pagesë. Ai akuzohet si i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, ku kanë mbetur 4 viktima mes të cilëve vëllezërit Haxhia, si dhe Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdyli.

Të dy, kërkohen për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Gjithashtu, 37-vjeçari ekzekutoi vëllanë e bashkëpunëtorit të tij, Talo Çela, Bujarin. Talo Çela dhe Nuredin Dumani janë konfliktuar bashkë dhe si hakmarrje, ky i fundit i vrau të vëllanë.

Si porositës për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Bujar Çelës ndodhet në burg, Erion Alibej. Ky i fundit, akuzohet dhe për urdhërimin e vrasjes së Regis Runajt, mik me Ramazanin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nuredin dumani tritol ne durres nuredin dumani tritol ne durres

Sondazh

Poll