Aktualitet

Shqiptari i dënuar me 13 vite burg, kreu i mafies së Viterbos sërish në gjyq për trafik kokaine, prokuroria kërkon dheR

2 Nëntor 2020, 19:42 Nga DOSJA
Shqiptari i dënuar me 13 vite burg, kreu i mafies së Viterbos

ITALI- Prokuroria ialiane ka kërkuar 6 vite burg për bosin e mafies në Viterbo, Ismail Rebeshi i dënuar më 11 qershor me 12 vjet burg për krijimin e një grupi mafioz. Sipas mediave italiane ai aktualisht po akuzohet për trafik ndërkombëtar të kokainës.

Mediat bëjnë me dije se po ashtu se  ai po gjykohet për operacionin e koduar “Ichnos”, i cili rezultoi me pesë arrestime më 26 nëntor 2018, dy muaj para se shqiptari të futej në një burg, pas 13 urdhër-arresteve të paraburgimit të operacionit Erostrato.

Në vetëm tre muaj, nga nëntori 2017 deri në shkurt 2018, Rebeshi, i mbrojtur nga Roberto Afeltra, do të kishte arritur të furnizonte një grup sardinian me një kilogram e gjysmë heroinë dhe gjashtë kilogramë kokainë, me cilësi të pastër 93 për qind.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ismail rebeshi itali ismail rebeshi itali

Sondazh

Poll