Aktualitet

Ka komiteti si ky ilaçi në spitale?”/ ‘Xhaxhi Doktori’ publikon çmimin e ilaçit “Remdesivir”: 3000 euro 6 flakonë

2 Nëntor 2020, 19:27 Nga DOSJA
Ka komiteti si ky ilaçi në spitale?”/ ‘Xhaxhi

TIRANË- Mjeku Renato Osmenaj, i njohur në rrjete sociale si “Xhaxhi doktori” ka publikuar fotografinë e ilacit “Remdesivir’ ( një nga ilaçet që ka dhënë efeekt tek pacientët e infektuar me kotonavir) ku ka treguar dhe çmimin e tij. Një një foto që ka ndarë në rrjetin social ‘Facebook’ thotë se flakonë  kushtojnw plotë 3000 euro. Po ashtu krahas çmimit ai ka drejtuar edhe nje pyetje për Komitetin e Ekspertëve duke thënë se nëse ka gjendje të ilaçit në tre spitalet Covid në vendin tonë.

“Rubrika ‘Sqarojmë komitetin’ 3000 euro 6 flakonë! Sapo e bleu një miku im. Ka komiteti si ky ilaçi në spitale?”, shkroi Osmenaj.

Remdesivir i përket një klase të ilaçeve të njohura si “zëvendësim i nukleozidit” të cilat përdoren gjerësisht në trajtimin e kancereve, viruseve dhe infeksioneve të ndryshme.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet remdesivir remdesivir

Sondazh

Poll