Aktualitet

Prej dy javësh e zhdukur/ Hapet një pistë e re hetimi për Artemis Vasili, në telefonin e të vëllait vjen një telefonatë

2 Nëntor 2020, 15:55 Nga DOSJA
Prej dy javësh e zhdukur/ Hapet një pistë e re hetimi për

GREQI–Famija e Artemis Vasilit, e cila prej dy javësh rezulton e zhdukur, ka bërë të ditur se një lajm më në fund ka ardhur prej saj. Një telefonatë anonime në celularin e vëllait të saj nga një burrë i panjohur ngriti një tjetër pistë hetimi për vendndodhjen e 19-vjeçares.

Sipas FaxNews, mesditën e 1 nëntorit, vëllai i saj Aris Vasilis ka marrë një telefonatë ku i kanë thënë se Artemis Vasili po mbahet peng nga disa të huaj në një apartament në Monastiraki. Ndërkohë, avokati i familjes Anastasios Dougas, pasi është informuar ka kontaktuar kompaninë e sigurimit që po zhvillon hetimet për ngjarjen.

Një shok klase i 19-vjeçares, i ka thënë se e ka parë atë pak para se gjurmët e saj të zhdukeshin: “Unë e pashë atë të hipte në autobus …” Gjithashtu, ai ka shpjeguar se e ka parë vajzën që po e prisnin disa persona, dy gra dhe një burrë. Ndërsa shoferi i autobusit që Artemis dyshohet se ka qënë pasagjere, ka thënë se nuk ka dijeni për këtë çështje. Ai është shprehur se prej maskave është e vështirë të dallosh pasagjerët.

 Me barrierat që na janë vënë për shkak të koronavirusit, nuk është e lehtë të vëzhgosh pasagjerët, të cilët nuk hyjnë më nga dera e përparme,”– ka thënë ai.

Artemisë Vassilis është larguar nga shtëpia ditën e premte, ku  familjarët i ka thënë se do shkonte për të dhënë një intervistë pune në një dyqan lodrash të njohur në Koropi, por sipas hetimit të policisë, Artemis kurrë nuk shkoi në “Jumbo”. Sipas familjes së saj, Artemis kishte takuar një 24-vjeçar përmes Facebook dhe rrallë kishte dalë me të, pasi prindërit e saj nuk ishin dakord në lidhje me këtë njohje.

24 vjeçari ka folur për median dhe ka mohuar të dijë diçka në lidhje me zhdukjen e saj. Ndërkohë që miqtë e saj e kishin parë vajzën të trishtuar për shkak të ndarjes së saj nga i riu. Sipas informacioneve, vajza 19-vjeçare kishte 40 euro me vete kur doli nga shtëpia. Ditën kur Artemisa u zhduk, ajo kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë blu të hapur me vija të bardha dhe një çantë të zezë shpine.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artemis vasili zhdukja e shqiptares ne greqi artemis vasili zhdukja e shqiptares ne greqi

Sondazh

Poll