Aktualitet

Padia në Gjykatë/ BKH rishikon vlerësimin: Një kandidat u skualifikua padrejtësisht, ishte gabim i programit “Exel”! Do

2 Nëntor 2020, 17:08 Nga DOSJA
Padia në Gjykatë/ BKH rishikon vlerësimin: Një kandidat u

TIRANË– Byroja Kombëtare e Hetimit ka pranuar gabimin e skualifikimit të një kandidati, i cili ka qënë pjesë e garës për t’u bërë hetues i të ashtuquajturës FBI-ja shqiptare. Në një reagim zyrtar, BKH-ja i ka hedhur fajin për skualifikimin e një prej kandidatëve programit “Microsoft Exel”, që sipas tyre “gaboi” në renditjen e kandidatëve në bazë të pikëve të mbledhura. Ndësa shtoi se të gjitha rezultatet e tjera të përllogaritura janë të sakta. 

Prej këtij rishikimi të dytë të proces-verbaleve rezultoi se, si pasojë e një gabimi njerëzor, një kandidat i vlerësuar me pikë të mjaftueshme kualifikuese është vendosur gabimisht në listën e të skualifikuarve në programin Excel gjatë përpunimit të të dhënave prej Sekretarisë Teknike. Si pasojë, kandidati nuk është ftuar në fazën tjetër të rekrutimit. Në këto kushte, dhe në përputhje me parashikimet e Rregullores, kandidati i përmëndur më lart i nënshtrohet Testit të Shkrimit të Esesë. Të gjitha rezultatet e tjera janë konfirmuar të sakta,”-shkruhet në sqarim.

REAGIMI I PLOTË

Komisioni i Përzgjedhjes me qëllim përmbushjen në mënyrë të saktë, të drejtë dhe transparente të detyrave që vijnë me rolin e tij në procesin e rekrutimit të hetuesve të BKH-së, si dhe pasi mori disa ankesa prej kandidatëve, ka kryer rishikimin e të gjithë dokumentacionit të kandidatëve të cilët morën pjesë në testin e aftësive fizike.

Prej këtij rishikimi të dytë të proces-verbaleve rezultoi se, si pasojë e një gabimi njerëzor, një kandidat i vlerësuar me pikë të mjaftueshme kualifikuese është vendosur gabimisht në listën e të skualifikuarve në programin Excel gjatë përpunimit të të dhënave prej Sekretarisë Teknike. Si pasojë, kandidati nuk është ftuar në fazën tjetër të rekrutimit. Në këto kushte, dhe në përputhje me parashikimet e Rregullores, kandidati i përmëndur më lart i nënshtrohet Testit të Shkrimit të Esesë. Të gjitha rezultatet e tjera janë konfirmuar të sakta.

Rregullorja në fuqi, e miratuar prej BKH-së, parashikon rregulla të qarta dhe të detajuara për vlerësimin e kandidatëve për hetues në BKH. Komisioni i Përzgjedhjes është tërësisht i angazhuar të zbatojë kërkesat e Rregullores nëpërmjet një procesi të drejtë dhe transparent. Të gjithë hapat e procesit të rekrutimit po monitorohen prej një Komisioni Ndërkombëtar për të siguruar ruajtjen e standardeve me të larta.

Megjithatë “kandidati” depozitoi një padi disa ditë më parë në gjykatën Administrative. Ai pretendonte se janë bërë manipulime në përzgjedhje dhe me të janë bashkuar edhe kandidatë të tjerë të skualifikuar. Më pas në Dosja.al ai publikoi një letër drejtuar shefes së institucionit, Aida Hajna. 

Byroja Kombëtare e Hetimit prej kohësh ka hapur aplikimet për grupin e hetuesve. Në fund të këtij procesi do të zgjidhen 60 hetues që më pas do të trajnohen nga FBI dhe do të përbëjnë të gjithë grupin e hetuesve në BKH, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në krim dhe korrupsion.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bkh gara per bkh bkh gara per bkh

Sondazh

Poll