Aktualitet

E kishin bërë copa-copa dhe e futën në qese mbeturinash/ RIHAPEN hetimet në Holandë për vrasjen e biznesmenit Festim Lato

2 Nëntor 2020, 15:59 Nga DOSJA
E kishin bërë copa-copa dhe e futën në qese mbeturinash/

HOLANDË– Autoritetet në Holandë kanë rihapur hetimet për vrasjen e mistershme të biznesmenit dhe aktivistit shqiptar Festim Lato. Sipas mediave vendase, në interes të hetimit një punonjës policie nuk ka bërë me dije detaje përse ka rinisur hetimi, thuasje një vit pas vrasjes së tij. Mësohet se polumbarët kanë nisur sot sërish kërkime në kanalin Amsterdam-Rhine, ku u gjet trupi i i copëtuar i shqiptarit në korrik të vitit të shkuar.

Ai u pa për herë të fundit në Abcoude, pasi kishte për të marrë pjesë në një takim biznesi. Për shkak se trupi i copëtuar kishte ndenjur për disa ditë në ujë, nuk janë gjetur detaje që mund të zbërthejnë profilin e vrasësit të tij.

Veturë sportive blu MG

Lato u raportua se hipi në makinë me një nga burrat që kishte takuar në Abcoude. Në mjetin tip MG TF135 blu të errët, me një çati prej pëlhure, ata u larguan nga fshati në drejtim të A2. Pas kësaj dite, nuk u dëgjua asgjë më shumë nga Lato. Shoferi i mjetit deklaroi se ​​Latone kishte lënë në zonën e Abcoude, por shtoi se nuk e mbante mend fiks vendin.

Kush ishte Lato?

Lato ishte vetëshpallur “President i Çamërisë” dhe pretendonte se do të krijonte shtetin e pavarur “çam” me ushtinë dhe të gjitha institucionet e veta. Por pas vrasjes mediat vendase raportuan se Lato kishte marrë shuma të mëdha parash borxh nga kolegë apo partnerë në biznes. Pas alarmit për zhdukjen e tij, trupi i tij i pajetë u gjet u gjymtuar në disa qese mbeturinash që ishin hedhur në kanalin Amsterdam-Rhine.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet festim lato festim lato

Sondazh

Poll