Aktualitet

“Duan të ‘zhvatin’ studentët”/ Pedagogia akuzon Komitetin e Ekspertëve: E mbyllën qëllimisht pasi u paguan tarifat

2 Nëntor 2020, 16:10 Nga DOSJA
“Duan të ‘zhvatin’ studentët”/ Pedagogia

TIRANË- Pedagogia e Shkencave sociale në Departamentin Politik, në takimin që Kryetarin e opozitës Lulzim Basha me pedagogët ka akuzuar Komitetin e Ekspertëve, pasi sipas saj këta të fundit kanë mbyllur me qëllim universitet  vetëm 3 ditë para fillimit të procesit mësimor. Ajo është shprehur se Komiteti i Ekspertëve e mori këtë vendim pasi ishin paguar të gjitha tarifat e universitete privatë dhe publikë, konviktet dhe qeratë e shtëpive. Pedagogia thotë se kjo është një mënyrë për të përfituar nga studentët.

“Ne e dinim shumë mirë që 90-99% do të ishte online. Komiteti i Ekspertëve nuk pyet fare as pedagogët dhe as grupet e punës. Ne kishim punuar, por del Rakacolli dhe thotë që hidheni poshtë gjithë punën. Ne gjithë klasat që kishim bërë duhet t’i ndëroojmë nga e para. Këtu ka qëllime. Shteti do që gjithë studentët të paguajnë tarifat 100%, të paguhen edhe qeratë e shtëpive, të fitojnë nga studentët sa të munden dhe mos t’u japin asgjë. Konviktet nuk do të hapeshin kurrë sepse kanë qenë në kushte të këqija higjene dhe në periudhë COVID-i ishte e sigurt që nuk do të hapeshin. Këta si qeveri bëjnë gjasme sikur bëjnë punë. Ne ju lëmë të bëni gjithçka dhe në fund i fusim shqelmin gjithë punëve tuaja. Unë kam në Universitetin e Tiranës 15 vite punë. E di mirë edhe kush ministra na kanë cënuar. Menaxhimi i 5 viteve të fundit është më i tmerrshi i Ministrisë së Arsimit,”- tha ajo. 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar për më shumë se një orë takimin me pedagogë nga e gjithë Shqipëria, për të diskutuar lidhur me sfidat e zhvillimit të mësimit online. Pas takimit që zhvilloi me studentët paraditen e sotme, Basha dëgjoi ankesat e pedagogëve të tyre, të cilët njëzëri janë ankuar lidhur me kushtet e papërshtatshme për të zhvilluar mësim.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha lulzim basha takim me pedagogët lulzim basha lulzim basha takim me pedagogët

Sondazh

Poll