Aktualitet

Vrasja e Azem Hajdarit/ Mungon prokurori, shtyhet seanca për Izet Haxhinë, sot do vendosej nëse Berisha do thirrej dëshmitar

2 Nëntor 2020, 15:32 Nga DOSJA
Vrasja e Azem Hajdarit/ Mungon prokurori, shtyhet seanca për Izet

TIRANË– Shtyhet sërish gjyqi për Izet Haxhinë. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme është bërë mungesa e prokurorit Dritan Nushi për t’u zhvilluar më datën 6 nëntor. Por gjithashtu gjatë seancës së sotme do të vendosej lidhur me thirrjen e rreth 18 dëshmitarëve të ngjarjes, mes tyre edhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Haxhia dikur ish-truprojë e Berishës kërkon të përballet në gjyq me këtë të fundit por edhe me të vetmin e mbijetuar të ngjarjes së ndodhur disa dekada më parë, me ish-truprojën e Hajdarit, Zenel Neza. 

I pandehuri, Izet Haxhia u dënua me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit, por ka fituar të drejtën e rigjykimit. Ai pretendon se nuk ka pasur lidhje me atentatin e ndodhur jashtë selisë së PD-së, edhe pse u dënua si bashkëpunëtor.

Haxhia kishte fituar azil politik në shtetin turk por u ekstradua në Shqipëri për të hapur edhe njëherë procesin gjyqësor për të ashtuquajturën “vrasja e shekullit”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi per izet haxhine izet haxhia gjyqi per izet haxhine izet haxhia

Sondazh

Poll