Aktualitet

 “Ish-kunetërit duan të më eliminojnë”, Dhunohet dhe kërcënohet çifti shqiptar në Mikonos

2 Nëntor 2020, 15:09 Nga DOSJA
 “Ish-kunetërit duan të më eliminojnë”,

MIKONOS- Ditën e sotme, Jonild Muçi, nga Thumanë i Krujës, i strehuar në ishullin Mikonos si azilant politik, ka kontaktuar me Federatën e Shoqatave Shqiptare në Greqi duke kërkuar ndihmë urgjente, pasi dy persona i kanë sulmuar me thikë të dy me bashkëshorten, duke i plagosur rëndë.

Jonild Muçi së bashku me familjen e tij janë strehuar përkohësisht në ishullin grek, teksa ka kërkuar ndihmë për të transportuar fëmijët nga shkolla në një ambient të sigurt.

Sipas dëshmisë së tij, dy vëllezërit e ish-bashkëshortes e kërcënojnë me vdekje nëse nuk pranon të dorëzojë pronën tek motra e tyre. Në portalin “BalkanWeb” jepen të dhënat e dy kërcënuesve, me emra dhe fotografi, po ashtu dhe mesazhet e shkëmbyera të konfliktit mes tyre.

Jonild është shprehur se me bashkëshorten e parë ka një fëmijë, ndërsa me të dytën kanë 3 fëmijë, mosha e fëmijëve është 4, 7 dhe 9 vjeç, për të cilët gjithashtu shprehet i frikësuar.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jonild muci jonild muci

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Nëntor 2020, 11:16

KAKAVIJE– Në anën greke të doganës së Kakavijës janë sekuestruar 34 mijë paund. Shuma e parave iu gjetën një gruaje shqiptare e cila po tentonte që ti kal...