Politike

Holanda i vendosi veton Shqipërisë, Soreca: Shqipëria afër përmbushjes së kushteve, palët politike të gjejnë konsensusi

2 Nëntor 2020, 13:23 Nga DOSJA
Holanda i vendosi veton Shqipërisë, Soreca: Shqipëria afër

TIRANE– Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca nëpërmjet një deklarate të postuar në rrjetet sociale është shprehur se Shqipëria ka bërë hapa para sa i takon procesit të integrimit dhe plotësimit të kushteve për anëtarësimin në Be.

Ai shton se po ashtu edhe institucionet e pavarura duhet të japin rezultate pasi mbi 90% e shqiptarëve duan integrimin europian në BE të vendit të tyre.

“Shqipëria vazhdon që të bëjë përparim dhe Marsin e kaluar bëri një hap të madh më pranë Bashkimit Evropian kur Këshilli vendosi të hapë negociatat e pranimit. Tani Shqipëria është afër përmbushjes së kushteve të kërkuara. Në këtë moment kritik, të gjitha palët politike duhet të investojnë në ndërtimin e një konsensusi të domosdoshëm politik dhe të gjitha institucionet e pavarura duhet të japin rezultatet e nevojshme, për të ndjekur objektivin e përgjithshëm që ata ndajnë, të integrimit të Shqipërisë në BE. Kjo është ajo që dëshirojnë më shumë se 90% e popullit shqiptar”, shkruan Soreca në postimin e tij.

Kjo deklaratë e Sorecës, vjen një ditë pasi Holanda i vendosi veton Shqipërisë, për tryezën e parë ndërqeveritare, duke e shkëputur atë nga Maqedonia e Veriut.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca luigi soreca

Sondazh

Poll

Politike 2 Nëntor 2020, 12:23

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me studentët në Qytetin Studenti, pikërisht sot, kur nisi dhe viti akademik 2020...