Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Publikohet ekstrakti i dytë i listave, çdo person mund ta verifikojë emrin në ‘E-Albania’

2 Nëntor 2020, 13:13 Nga DOSJA

TIRANË– Është publikuar ekstraktin i dytë i përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial. Ministria e Brendshme, përmes një njoftimi zyrtar sqaron se duke nisur nga data 4 nëntor, Gjëndja Civile do të bëjë verifikimet për publikimin e listave dhe çdo qytetar mundet të verifikojë emrin online në listën zgjedhore.

Kjo gjë është e mundur përmes portali ‘E-Albania’, në rubrikën, ‘Verifikimi i qendrës së votimi.

Njoftimi i plotë: Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e dytë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial. Ky ekstrakt, si edhe i pari, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë. Duke nisur nga data 4 Nëntor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listave të dyta të zgjedhësve. Ministria e Brendshme thekson se procesi i hartimit të Listës së Zgjedhësve kryhet nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, me akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi. Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12416 Për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët që të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të Ministrisë së Brendshme ([email protected]).

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ekstrakti i dyte i listave zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 ekstrakti i dyte i listave zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 2 Nëntor 2020, 12:23

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me studentët në Qytetin Studenti, pikërisht sot, kur nisi dhe viti akademik 2020...