Politike

Lulzim Basha: PD do u paguajë stazhin 10 mijë studentëve në vit, 30 mijë lekë në muaj, para se të fillojnë punë

2 Nëntor 2020, 13:10 Nga DOSJA
Lulzim Basha: PD do u paguajë stazhin 10 mijë studentëve në

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka premtuar pagesën për stazhin e 10 mijë studentëve në vit.

Me ardhjen e PD-së në pushtet, Basha tha se studentët do të marrin 30 mijë lekë çdo muaj, para se të fillojnë një punë në profesionin e tyre.

“E keqja duhet larguar. Me ne studentët do të shohin një ndryshim të shpejtë dhet ë thellë. Ju përmenda çështjen e tarifave që në vitin 2008 ka qënë një nga problematikat kryesore. Gjysma e fondit të paketës për universitetin shkon për të paguar stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit. Do paguhet nga shteti që nga viti ynë i parë në pushtet. Ata do marrin 30 mijë lekë në muaj para se të shkojnë tek praktika e punës. PD dhe qeveria e re do mundësojnë që zëri juaj dhe i pedagogëve të dëgjohet. Qeverisjen ne do t’ja lëmë vetë universteteve, do kene autonomi. Ju e pedagogët do i vendosni vetë rregullat,”- tha Basha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me studentet ne qs lulzim basha basha me studentet ne qs lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 2 Nëntor 2020, 12:23

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me studentët në Qytetin Studenti, pikërisht sot, kur nisi dhe viti akademik 2020...