Politike

“Te shkolla Sami Frashëri nuk punohet”. PD publikon fotot: Tërmeti dhe pandemia grisën fasadën e qeverisë dhe botën im

2 Nëntor 2020, 11:14 Nga DOSJA
“Te shkolla Sami Frashëri nuk punohet”. PD publikon fotot:

TIRANE– Partia Demokratike vijon sërish me akuza kundrejt kryebashkiakut Veliaj për faktin se të shkolla ‘Sami Frashëri’ nuk po ndërtohet asgjë. Jorida Tabaku ka postuar dy foto nga ku janë mjetet e ndërtimit mirëpo siç shihet nuk ka asnjë puntorë.

Tabaku shkruan se përpara kamerave bëjnë sikur po punojnë kur në realitet puna ndalohet dhe kjo bëhet në funksion për të mbuluar vjedhjen e taksave të shqiptarëve.

‘Pamjet që shihni tregojnë se as në zonën e bllokut “5 Maji” nuk punohet ndonëse kryemanipulatori Rama e transmetoi live në televizionin e tij privat se po ndërtohet. Sot thuajse një javë mbas nuk punohet në asnjë kantier sepse qeveria dhe krybetonieri Veliaj nuk kanë vullnet dhe as dëshirë të ndihmojnë shqiptarët.’- shkruan ish- deputetja Tabaku.

Postimi i Jorida Tabakut:

Dhe në fatkeqësi e kanë mendjen te propaganda dhe vjedhja. Shkolla “Sami Frashëri” është shembulli më i mirë se si punojnë e mendojnë, se si e konsiderojnë pronën private dhe atë publike si çiflig të tyre, se si manipulojnë shqiptarët përpara kamerave duke gënjyer se punohet dhe sapo ato fiken puna ndalon. E gjitha në funksion të mbulimit të vjedhjes së taksave të shqiptarëve. Betejën mes propagandës dhe fakteve e fiton gjithmonë e dyta, pasi tregon të vërtetën. Asnjë regji qendrore apo video 3D nuk mund të çbëjë të vërtetën se tek shkolla Sami Frashëri nuk punohet. Fadromat ndizen vetëm kur i nevojiten manipulatorit Veliaj për të bërë foto. Pamjet që shihni tregojnë se as në zonën e bllokut “5 Maji” nuk punohet ndonëse kryemanipulatori Rama e transmetoi live në televizionin e tij privat se po ndërtohet. Sot thuajse një javë mbas nuk punohet në asnjë kantier sepse qeveria dhe krybetonieri Veliaj nuk kanë vullnet dhe as dëshirë të ndihmojnë shqiptarët. Ato kanë vjedhur taksat e shqiptarëve gjithë këto vite dhe tanimë nuk u ka mbetur asgjë përpos se gënjeshtrat dhe manipulimet. Nuk punohet! Nuk ndërtohet!

Prej ditësh vijojnë akuzat mes PD dhe Veliajt. Tabaku ka denoncuar javë më pare se shkolla është shembur pa asnjë plan e se për 6 muaj në oborrin e shkollës ka pasur vetëm gërmadha. Tabaku akuzoi kryebashkiakun Veliaj si gënjeshtar, pasi sipas saj, shkolla nuk do të ndërtohet nga fondet e Bashkimit Evropian por nga paratë e buxhetit të shtetit, e pas kësaj kanë vijuar deklaratat nga secila palë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku sami frasheri shkolla sami frasheri jorida tabaku sami frasheri shkolla sami frasheri

Sondazh

Poll