Politike

2 Nëntor 2020, 12:23 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me studentët në Qytetin Studenti, pikërisht sot, kur nisi dhe viti akademik 2020-2021, online. Fjalën e morën disa nga studentët e pranishëm, të cilët shtruan problematikat e tyre, në lidhje me sistemin universitar në Shqipëri, mënyrën e qeverisjes dhe plotësimit të kërkesave të tyre, për të cilat, dolën edhe sot në protest.

Shumë prej studentëve, kundërshtuan mësimin online, me argumentin se në atë mënyrë, nuk arrijnë të kuptojnë asgjë, duke shtuar dhe faktin se jo të gjithë kanë luksin që në banesa të kenë internet.

Vetë Basha, gjatë fjalës së tij, tha se problemi i keqqeverisjes qëndron edhe tek ëmnyra e testimit të qytetarëve. Ai tha se vetë, në rrethin e tij shoqëror dhe familja ka 7-8 raste me Covid-19, dhe se shumë prej qytetarëve i dërgojnë mesazhe teksa i ankohen se prej 10 ditësh, presin të testohen.

Përsa u përket studentëve , Basha tha se ata u lajmëruan me vonesë për zhvillimin e mësimit online dhe se në këtë mënyrë, u bllokohen paratë që kanë paguar për konviktet dhe për shpenzimet në shkolla. Basha tha se edhe ai vetë, për shkak të pandemisë së Covid-19, uk ka takuar prindërit për një muaj e gjysmë. Basha kërkoi që qeveria t’u shpërndajë tablete familjeve për të lehtësuar procesin mësimor online dhe që taksat e paguara tu kthehet qytetarëve. Ai shtoi se shumë qytetarë i janë ankuar se po marrin kredi për të paguar medikamentet për Covid-19.  

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka premtuar edhe pagesën për stazhin e 10 mijë studentëve në vit. Me ardhjen e PD-së në pushtet, Basha tha se studentët do të marrin 30 mijë lekë çdo muaj, para se të fillojnë një punë në profesionin e tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me studentet ne qs basha me studentet ne qs

Sondazh

Poll