Politike

Pagesat e qirave nga studentët/ Basha në ‘QS’: Situata dihej, qeveria të subvencionojë mësimin në distancë, kam 5 jav

2 Nëntor 2020, 12:37 Nga DOSJA
Pagesat e qirave nga studentët/ Basha në ‘QS’: Situata

TIRANË- Disa orë pas protestës së studentëve, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi sot qindra studentë tek “Qytet Studenti”. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Basha foli edhe për problematikat e protestës së studentëve, dhe pagesën e qirave të shtëpisë. Basha tha se mësimi në distancë duhet të subvencionohet. Kryedemokrati premtoi se kur PD të vijë në pushtet, do të rikthehet edhe shpresa.


PJESË NGA FJALA E BASHËS: 

Studentët kanë paguar qiratë e shtëpive, kanë lënë punën në qytetet e tyre për të ardhur në shkollë. Kujtohen 3 ditë para, ndërkohë studentët kanë bërë shpenzime për të qëndruar në Tiranë.  Vendimi për të kaluar mësimin online, i pabesë dhe me pasoja të mëdha për studentët.  Qeveria t’u shpërndajë tablete familjeve për të lehtësuar procesin mësimor online. Studentët shqiptarë, jo të varfër por të vjedhur. Kam 5 javë që bëj thirrje për subvencionimin e tabletëve për mësimin në distancë. Kjo pandemi vetë sa i hoqi maskën kësaj qeverie. Rrugëdalja është të kthehen taksat tek qytetarët, jo tek inceneratorët. Na duhet sot që të gjithë kapacitetet t’i vëmë funksion në luftën ndaj pandemisë. Vizioni ynë për shëndetësinë, shtim i stafit mjekësor dhe ndihmës për shërbim shëndetësor në kohë dhe cilësor. Qeveria duhet të pajisje me mjete mbrojtëse të gjithë mjekët dhe infermierët. Qeveria duhet të mbulojë paketën e ilaçeve anti-Covid. Qytetarët po marrin kredi për të paguar ilaçet e kurës anti Covid  Qeveria duhet të blejë tamponët, të testojë dhe të mbulojë ilaçet për të sëmurët. Të gjithë spitalet publike dhe shumica e klinikave private në kolaps nga keqmenaxhimi i pandemisë. Unë jam shumë optimist, e keqja do të marrë fund më 25 prill. Më 25 prill do të nisim ta shërojmë Shqipërinë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne qytet studenti lulzim basha basha ne qytet studenti lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 2 Nëntor 2020, 12:23

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me studentët në Qytetin Studenti, pikërisht sot, kur nisi dhe viti akademik 2020...