Sport

Interi hidhet në sulm për brazilianin e Manchester Cityt

19 Prill 2019, 19:09 Nga DOSJA
Interi hidhet në sulm për brazilianin e Manchester Cityt

Interi ka nisur bisedimet me Mançester Sitin për të siguruar shërbimet e mbrojtësit Danilo, raporton gazetari italian Xhanluka Di Marzo.

Specialisti i merkatos shkruan se Danilo është objektivi kryesor i Interit dhe se kërkon të paraqesë një ofertë zyrtare sa më shpejt.

Sipas Di Marzos, Mançester Siti kërkon të paktën 30 milionë euro për të lënë të lirë brazilianin, ndërsa Interi është gati të ofrojë deri në 22 milionë euro.

Zikaltërit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me mbrojtësin e djathtë, ndërsa tanimë pritet vetëm akordi me klubin nga Mançesteri.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport danilo inter manchester city danilo inter manchester city

Sondazh

Poll