Sport

Materazzi ‘zbarkon’ në Shqipëri, VIP-at dhe tifozët e Interit në radhë për të bërë foto (Video)

18 Prill 2019, 18:11 Nga DOSJA

Ish mbrojtësi i Interit, 45 vjeçari Marco Materazzi ka ardhur në Shqipëri ku është ftuar nga Heineken për promocionin e UEFA Champions League.

Pak më parë Materazzi pati një surprizë në sheshin ‘Skënderbej’, ku tifozë të shumtë e pritën ish mbrojtësin të veshur me bluza dhe flamuj zikaltër.

 

 

 

Ashtu siç shihet dhe në foto, tifozët mbajnë rradhë për të takuar ish kampionin e botës por edhe për të bërë një foto me të.

Ndër fansat ishte dhe moderatorja e famshme sportive shqiptare, Enkelejsa Zeko.

Italiani luajti për 10 sezone në Milano, ku në vitin 2010 arriti të ngrejë dhe kupën Champions League nën drejtimin e portugezit Jose Mourinho.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport enkelejda zeko heineken inter marco materazzi enkelejda zeko heineken inter marco materazzi

Sondazh

Poll