Sport

Hutohet tifozët e Chelseat, pas kualifikimit David Luiz përqafon ‘veten’ (Video)

19 Prill 2019, 14:53 Nga DOSJA
Hutohet tifozët e Chelseat, pas kualifikimit David Luiz përqafon

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz pas ndeshjes që e dërgoi skuadrën  tij në gjysmëfinale, u takua me një futbollist kundërshtarë që ishte identik me të.

Chelsea u kualifikua në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5-3 kundër Slavia Pragës.

Braziliani David Luiz e shkëmbeu fanellën me kundërshtarin Alex Kral, i cili duket shumë i ngjashëm me të.

Nga pamjet që i kapi kamera dukej se Luizi po e uronte veten, për shkak të ngjashmërisë së madhe mes dy futbollistëve me flokë të gjata kaçurrela, gjë që i hutoi shumë edhe tifozët.

Truly sensational scenes at Stamford Bridge as David Luiz hugs himselfpic.twitter.com/P8YQUtQonV

— The Sun – Chelsea (@SunChelsea) April 18, 2019

Pas ndeshjes ata kanë bërë edhe një foto së bashku ku Luiz i ka uruar djaloshit 20 vjeçar çek, fat në karrierë.

Momenti i bukur për të riun, që mund të jetë inspirim për vazhdimin e karrierës.

Ndeshjen e radhës në këtë garë Chelsea e luan ndaj Eintracht Frankfurtit. 

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport alex kral chelsea slavia prague david luiz europa league alex kral chelsea slavia prague david luiz europa league

Sondazh

Poll