Sport

Detyroi Zidane të linte futbollin, ish mbrojtësi i Interit vjen në Tiranë (Video)

18 Prill 2019, 17:45 Nga DOSJA
Detyroi Zidane të linte futbollin, ish mbrojtësi i Interit vjen

Ish mbrojtësi i Interit dhe fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Marco Materazzi është momentalisht për një vizitë në Tiranë ku do të marrë pjesë në një event.

‘Interistat’ u mblodhën në sheshin ‘Skënderbej’ për tu surprizuar 45 vjeçarin me flamuj dhe bluzet zikaltër të ekipit të Milanos.

Materazzi ka mbajtur veshur bluzën e Interit për 10 sezone ku u shëndërrua në një legjendë për klubin Italian.

Ai fitoi disa herë Skudeton, por gjithashtu arriti të fitojë edhe tripletën në vitin 2010 me trajner Jose Mourinho.

Marco u bë i famshëm gjatë finales së Kupës së Botës kur u godit me kokë nga Zinedine Zidane, finale të cilën Italia e fitoi për herë të katërt në histori me penalltinë e Fabio Grosso.

B.N/dosja./al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport inter marco materazzi marco materazzi ne shqiperi zinedine zidane inter marco materazzi marco materazzi ne shqiperi zinedine zidane

Sondazh

Poll