Sport

Van Dijk i pasigurtë: Nuk e di se si ta ndaloj Lionel Messin

18 Prill 2019, 15:20 Nga DOSJA
Van Dijk i pasigurtë: Nuk e di se si ta ndaloj Lionel Messin

Reds do të përballen me Barcelonën në fazën gjysmëfinalen e Champions League dhe kundër argjentinasit Lionel Messi që do të përbëjë një kërcënim të konsiderueshëm ndaj ëndrrave evropiane të anglezëve.

Virgil van Dijk pranon se  është i pasigurtë se si Liverpool duhet të vendoset për të përmbajtur “lojtarit më të mirë në botë” kur të përballën në Ligën e Kampionëve.

Finalistët e sezonit të kaluar janë duke synuar një tjetër finale, por kanë një test shumë të vështirë para se ta arrijnë.

Van Dijk është një ndër ata që ka detyrën e vështirë për të ndaluar Messin, ndërsa mbrojtësi hollandez pranon se një sfidë serioze e pret.

I pyetur nga Viasport se si ka në plan të ndalë Messin, holandezi ka thënë: “Nuk e di, ne do të shohim.

Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer për të gjithë ne.

Natyrisht ne jemi shumë të lumtur që jemi në gjysmëfinale dhe kjo është e vetmja gjë që mund të them.

Është për tu bërë nga të gjithë së bashku, nuk është kurrë një kundrejt një, nuk jam vetëm unë kundër një sulmuesi të veçantë.

Gjithmonë jemi kundër të gjithëve dhe mendoj se kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur mirë.

Do të jetë shumë e vështirë dhe unë mendoj se ai është lojtari më i mirë në botë, por ne do të shohim.

Liverpuli zuri vendin e tyre në katër të fundit duke skualifikuar Porton, me një fitore 4-1 larg shtëpisë duke vulosur një sukses të përgjithshëm 6-1.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champion league lionel messi liverpool barcelona virgil van dijk champion league lionel messi liverpool barcelona virgil van dijk

Sondazh

Poll