Sport

Edy Reja bën Hamdi Salihin pjesë të stafit teknik

18 Prill 2019, 15:53 Nga DOSJA
Edy Reja bën Hamdi Salihin pjesë të stafit teknik

Trajneri i kombëtares Edy Reja ka nisur punën ku ka zhvilluar një takim në amjentet e Federatës së Futbollit.

Tekniku italian ka biseduar me stafin e kombëtares, Ervin Bulkun dhe Sulejman Memën, si edhe me drejtuesit e moshave, Alban Bushi, Nevil Dede, Armand Dama dhe Dritan Babamusta.

Në stafin teknik të ish trajnerit të Napolit do të jetë pjesë edhe ish sulmuesi i kombëtares Hamdi Salihi.

Në të gjithë këtë kohë është diskutuar mbi lojtarët, të dhënat e tyre, analizimi i minutave të luajtura dhe kilomentrave që kanë vrapuar në skuadrat e tyre nëpër Europë.

 Në përgatitje të dy ndeshjeve të Qershoriit, trajneri ka kërkuar që lojtarëve që përfundojnë më herët kampionatet e tyre, t’u jepet një plan i specifikuar stërvitor. Ergys Kaçe, Basha dhe Mihaj janë të parët që do të marrin detyrat nga trajneri i ri.

Gjatë konferencës për shtyp ku u bë prezantimi i italiani, ai tha se nuk do të ndryshojë shumë stilin e lojës të ekipit kuqezi, por do të punojë më shumë për të njohur lojtarët.

Ndërkohë që nuk premtoi asgjë të madhe, pranoi se kombëtarja e Shqipërisë i ka shnsët për t’u kualifikuar në Euro 2020.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edy reja hamdi salihi kombetarja kuqezi kombetarja shqiptare edy reja hamdi salihi kombetarja kuqezi kombetarja shqiptare

Sondazh

Poll