Aktualitet

Familjarët ankohen se nuk marrin informacion: Kam nënën me Covid te “Infektivi”, gabim që e solla

1 Nëntor 2020, 20:36 Nga DOSJA
Familjarët ankohen se nuk marrin informacion: Kam nënën me Covid

Teksa shifrat e koronavirusit po rriten në vendin tonë familjarët shprehen të shqetësuar për të afërmit e tyre që janë duke u trajtuar në spitalet Covid.

I tillë është edhe rasti i një zonje e cila mes lotësh tregon për ABC se nëna e saj 85-vjeçare po lufton me vdekjen në spitalin “Infektiv”, dhe askush nuk i jep asnjë informacion prej ditësh.

“Kam nënën në gradë të fundit, është me sëmundje të tjera por rroftë sebepi dhe ja ngjitën Covid tani. Jam bërë pishman që e solla këtu, e që nuk e mbajta në shtëpinë time ti dilte shpirti. Fillimisht ishte tek urgjenca për 4 ditë, ishte me temperaturë dhe kishte oksigjenin e ulët, pastaj i bënë tamponin dhe thanë se është më Covid. Ajo ishte me kancer, është edhe e paralizuar, këta ja kanë ngjitur kot. Kot e solla, ta kisha çuar në shtëpinë time. Më mori doktoresha tani dhe më tha që është shumë rëndë, po pres të më marri prapë. Katër ditë e mbajtën te urgjenca, i bënin vetëm një serum, asnjë shërbim tjetër, gënjejnë të gjithë, asgjë nuk kanë”, thotë ajo.

Nëntori nisi me numër rekord viktimash e të infektuarish, ndërsa testimet mbeten në të njëjtin nivel.

Java që lamë pas u mbyll me 41 të vdekur ndërsa autoritetet shëndetësore raportuan shifra të larta rastesh të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra më e madhe infektimeve nga Covid-19.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet spitali infektiv spitali infektiv

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2020, 19:47

Në këtë shtëpi në Kaçanik, jetojnë familjarët e Lavdrim Muhaxherit, i cili ishte udhëheqës i shqiptarëve në formacionet ushtarake të ashtuquajtura Shteti...