Politike

‘Holanda na ka vendosur zyrtarisht VETON’/ Gazetari Lame jep LAJMIN E KEQ për vendin: S’ka çelje negociatash në dhj

1 Nëntor 2020, 17:29 Nga DOSJA
‘Holanda na ka vendosur zyrtarisht VETON’/ Gazetari Lame jep LAJMIN

TIRANË- Gazetari Vladimir Lame ka shpërndarë një lajm të keq për Shqipërinë lidhur me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Me anë të një statusi në Facebook, Lame shkruan se vendi ynë nuk do t’i hapë negociatat për anëtarësim në BE në muajin dhjetor.

Sipas tij, Holanda, e njohur si një nga vendet skepike ndaj Shqipërisë, ka vendosur veton duke e konsideruar çeljen e negociatave në muajin dhjetor si një hap të parakohshëm, ndërsa gazetari ia atribuon “jo-në”, ministrit të Jashtëm në detyrë, Genc Cakaj. Ndërkohë që përmend edhe një ndarje të mundshme nga procesi të Maqedonisë së Veriut.

“Dështim total i ministrit Cakaj! Holanda ka vendosur zyrtarisht veton për hapjen e negociatave me BE-në në muajin dhjetor duke e konsideruar hap të parakohëshëm. Qeveria në Hagë ka hedhur poshtë kornizën negociatore të Komisionit Evropian duke i konsideruar jo bindëse rezultatet që raporton për Shqipërinë. Holanda kërkon rivendosjen e dialogut politik për reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj. Dritë jeshile për Shkupin,”- shkruan gazetari.

Pas deklaratës së tij, ende nuk ka një reagim nga ana e qeverisë apo zyrtarëve të tjerë për të mohuar apo pohuar lajmin e dhënë nga gazetari. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, Kuvendi i dorëzoi qeverisë holandeve listën me pyetje për Shqipërinë, nga e cila do të varej edhe vendimi që do të pasqyrohet në konferencën ndër-qeveritare.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celja e negociatave me be 2020 vladimir lame celja e negociatave me be 2020 vladimir lame

Sondazh

Poll

Politike 1 Nëntor 2020, 14:07

TIRANE– Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ishte e pranishme në ndërtimet që po bëhen në Unazën e Re prej nga ka deklaruar se po vidhen 20 milionë euro për kil...

Politike 1 Nëntor 2020, 12:42

TIRANE– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa ishte në një takim të FRESSH tha se Partia Socialiste nuk do jetë kurrë një parti që do i përdore njerëzi...

Politike 1 Nëntor 2020, 10:40

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të shkëputur nga një konferencë për mediat të kryedemokratit Basha, i cili...